“Marrëveshja e Ohrit” – Bislimi i kërkon Sorensenit një plan sekuencimi të drejtë dhe të barabartë

“Marrëveshja e Ohrit” – Bislimi i kërkon Sorensenit një plan sekuencimi të drejtë dhe të barabartë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi këtë të hënë e priti në takim emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, raporton Gazeta “Enigma”.

Zyra e Kryeministrit tutje ka njoftuar se “u bisedua mbi një sërë temash, me fokus në rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve në kuadër të procesit të dialogut”.

“Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Implementimit i Ohrit duhet të zbatohen në tërësi përmes një plani të sekuencimit të drejtë dhe të barabartë mes palëve. Ai vlerësoi edhe qëndrimin publik të Bashkimit Evropian se sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është shkelje e marrëveshjes”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ZKM-ja.

“Bislimi ngriti shqetësimin dhe e informoi emisarin Sorensen mbi përpjekjet e autoriteteve serbe për të ndaluar ndihmat financiare të qeverisë së Republikës së Kosovës për shqiptarët në Luginën e Preshevës”.

“Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi emisarin Sorensen për vizitën e bisedën e sotme, duke shprehur edhe vullnetin e tij për bashkëpunim të frytshëm”, thuhet në komunikatë.

ZKM-ja tha se Bislimi i foli Sorensenit edhe për “progresin që ka shënuar vendi përgjatë viteve dhe mundësive për zhvillim që ofron Kosova, duke veçuar sektorin e teknologjisë së informacionit dhe moshën mesatare të re të popullsisë si aset të rëndësishëm”. /Gazeta Enigma/

Related Articles