Në sheshin “Maqedonia” në Shkup të martën në orën 18:00 është paralajmëruar protestë e studentëve në lidhje me tragjedinë që ndodhi në Koçan.
Qytetarët në Koçan të Maqedonisë së Veriut protestuan edhe të hënën ku kërkuan përgjegjësi për këtë tragjedi, ku humbën jetën 59 persona.
Protestuesit të revoltuar nisën marshin protestues nga Parku i Qytetit, ndërsa më pas vazhduan para objektit të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore të Koçanit.
“Kërkojmë drejtësi” dhe “vrasës” ishin thirrjet e qytetarëve.
Protesta u zhvilluan edhe para shtëpisë private kreut të Komunës së Koçanit Lupço Papazov, i cili më herët gjatë ditës dha dorëheqjen. Qytetarët hodhën gurë dhe vezë në drejtim të banesës së tij.