Sulmet ajrore të Izraelit raportohet se vranë pesë zyrtarë të Hamasit

Sulmet ajrore të Izraelit raportohet se vranë pesë zyrtarë të Hamasit

Izraeli në orët e para të mëngjesit ka sulmuar Gazën, me ç’rast pesë zyrtarë të lartë të Hamasit janë vrarë, përmes këtyre sulmeve ajrore.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit(IDF), kanë filluar sulmet në Rripin e Gazës, lëvizje që zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka quajtur se ishte përgjigje ndaj refuzimit të Hamasit për t’i liruar pengjet në Gaza.

Ndërkaq gjatë së martës, Ministria e Shëndetësisë në Gaza e udhëhequr nga Hamasi ka njoftuar se më shumë se 300 persona janë vrarë nga sulmet izraelite që nga mbrëmja e së hënës.

Burimet palestineze dhe arabe të mediave kanë njoftuar se pesë zyrtarët e vrarë të Hamasit janë ministri i Brendshëm i Hamasit, Mahmoud Abu Ëatfa, dy anëtarët të byrosë politike të Hamasit, Abu Obediaj Muhammad al-Jamasi dhe Issam al-Daalis, zyrtari i lartë brenda Hamasit, Ahmed Omar Al-Hatta dhe përgjegjësi për mekanizmat e sigurisë brenda Hamasit, Bahjat Abu Sultan, transmeton Gazeta Enigma.

Related Articles