“Aktivisti i mbush votat ilegalisht” – Kica-Xhelili sërish akuzon VV-në për manipulim të votave të diasporës

“Aktivisti i mbush votat ilegalisht” – Kica-Xhelili sërish akuzon VV-në për manipulim të votave të diasporës


Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, sërish ka akuzuar partinë në pushtet, LVV-në se ka keqpërdorur votat e diasporës dhe ka manipuluar me to, shkruan Gazeta Enigma.

Ajo madje ka publikuar një video në rrjetin e saj social, Facebook, ku thuhet se një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbushur votat e mërgatës ilegalisht, teksa autorët e videos nuk dihen, e as vërtetësia e videos nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Tutje ajo ka shkruar se qëllimi i VV’së është fshehja e qindra videove si kjo.

“Kjo është arsya e vërtetë pas reagimeve (zhurmës) që VV po e bën për votat e mërgatës. Qëllimi është fshehja e qindra videove si kjo nga qarkullimi, dhe devijimi i temës diku tjetër, sepse ajo që po “dyshojnë” se e paskemi bërë ne është PIKËRISHT çka bëjnë vet”, ka shkruar Kica – Xhelili. / Gazeta Enigma.

Related Articles