Nura tregon fjalët e fundit të Haxhi Thaçit: “Po vjen pranvera me lule, e me ymyd që vjen edhe Hashimi”

Nura tregon fjalët e fundit të Haxhi Thaçit: “Po vjen pranvera me lule, e me ymyd që vjen edhe Hashimi”

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka treguar bisedën e fundit që ka pasur me babain e ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçin.

I ndjeri shpresonte se i biri do të lirohej, tha Nura në mbledhjen komemorative që po mbahet në Skenderaj.

“Edhe pak ditë e mjektë më thanë që kysmet vi në Burojë. Po vjen pranvera me lule e natyrë të mirë, e me ymyd që po vjen edhe Hashimi”, tha Nura gjatë fjalimit në mbledhje.

Kujtojmë se ai në orën 15:00 do varroset, teksa Hashim Thaçit që ndodhet në Hagë nuk është mundësuar ardhja në varrimin e babait të tij. / Gazeta Enigma.

Related Articles