Ofendimet dhe kërcënimet ndaj gjyqtarëve të ndeshjes duket se do t’i kushojnë shtrenjtë trajnerit Faruk Statovci, shkruan Gazeta Enigma.
I njohur për debatet e tij të zjarrta televizive dhe për gjuhën e përdorur “mesfushori me brina” i dikurshëm është dërguar në disiplinë nga Komisioni i Garave.
“Në ndeshjen e xhiro së 19-të të Raiffeisen Liga e Parë, Trepça –Rilindja 1974, i pakënaqur me akordimin e penalltisë për vendasit hyn në fushë ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor si dhe vërsulet në drejtim të gjyqtarit të katërt që të njëjtin e kërcënon dhe ofendon, sipas xhirimit televiziv”, thuhet në inicimin e KG.
Komisioni Disiplinor pritet të jap një dënim Statovcin, i cili është recidivist. /Gazeta Enigma
Hapet procedur disiplinore ndaj “mesfushorit me brina”
