KFOR-i njofton se ushtarët amerikanë të këtij misioni kryen një patrullë përgjatë vijës kufitare në veri të Kosovës.
Në një postim në Facebook, theksohet se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në vendin tonë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.
“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet tutje në postim të KFOR-it.