Gjatë këtij vikendi në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të shtunën parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
“Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të variojnë nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 17°C deri në 20°C. Era do të fryjë nga juglindjes me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.
“Vranësirat vende-vende mundë të shoqërohen me riga lokale shiu. Temperaturat minimale pritet të jenë nga 1 deri 4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 15°C deri në 20°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s”. /Gazeta Enigma/