Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Zhabar të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
“Një veturë ka dalur nga rruga për arsyeja ende të panjohura. Një person është lënduar, domethënë shoferi ka pësuar lëndime”, tha ai.
“Ai është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi Zaiti. /Gazeta Enigma