Prokuroria Themelor në Ferizaj, ka shpalosur detaje të reja rreth dhunimit të një vajze në Ferizaj, shkruan Gazeta Enigma.
Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se viktima ka qenë e mitur rreth moshës 14-16 vjeçare, ndërkohë që i dyshuari është ndalur nga Policia.
“Ferizaj, 26 mars 2025 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës, është ndaluar i pandehuri me inicialet E.H.
Prokurori i Shtetit njofton se i pandehuri E.H. është ndaluar në lidhje me rastin e dhunimit të një të miture të moshës 14-16 vjeçare në Ferizaj, për dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas nenit 227, paragrafi 6, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”./GazetaEnigma/