Osmani nderon me homazhe dëshmorët dhe martirët e Krushës së Madhe

Osmani nderon me homazhe dëshmorët dhe martirët e Krushës së Madhe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar dëshmorët dhe martirët e Krushës së Madhe, duke vizituar Kompleksin Memorial të këtij fshati, në përvjetorin e masakrës tragjike që ndodhi 26 vite më parë.

Ajo përkujtoi ata që dhanë jetën në ngjarjen e tmerrshme të marsit të vitit 1999, kur ushtria serbe krye të një prej krimeve më të rënda ndaj popullatës shqiptare.

Presidentja Osmani ishte shoqëruar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në këtë akt nderimi. Ata vendosën lule dhe shprehën respektin për 243 viktimat e masakrës, ndërsa rikujtuan gjithashtu shkatërrimin e 893 shtëpive që u përfshinë nga flakët.

Pas vizitës në Krushën e Madhe, presidentja Osmani ka paralajmëruar se do të vazhdojë homazhet edhe në Krushën e Vogël, duke vazhduar përpjekjet për të nderuar dhe kujtuar viktimat e kësaj periudhe tragjike.

Ndonëse, me preisdenten Osmani nuk ishin pjesë kryeministri Kurti dhe kryekuvendari Konjufca./GazetaEnigma/

Related Articles