Osmani zyrtarizon njohjen nga Republika e Kenias – falenderon Pacollin

Osmani zyrtarizon njohjen nga Republika e Kenias – falenderon Pacollin

Gjatë ditës së sotme ish-presidenti i Kosovës, dhe njëherit kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli a njoftuar se Republika e Kenias ka njohur Kosovës shtet.

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, e zyrtarizoi njohjen e Republikës së Kenias.

“Republika e Kosovës mirëpret vendimin e Republikës së Kenias për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, nëpërmjet vendimit të nënshkruar nga Presidenti Ruto të dërguar zyrtarisht pak më parë në Presidencë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani, për këtë arritje e ka falenderuar Pacollin, i cili ishte kontribuesi kryesor.

“Një mirënjohje e veçantë shkon për të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces. Falënderim të veçantë për angazhimin e vazhdueshëm të ish-Presidentit dhe ish-ministrit të punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli”, tha Osmani ndër të tjera./GazetaEnigma/

Postimi i plotë:

Related Articles