Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të enjten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, raporton Gazeta “Enigma”.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se vende-vende parashihen kushte për riga shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 9°C deri në 13°C”.
“Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftim.