KFOR-i stërvitet për kontrollin e turmave

KFOR-i stërvitet për kontrollin e turmave

Ushtarët nga Italia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë kryer stërvitje intensive për kontrollin e turmave dhe përballimin e trazirave në Kampin Villaggio Italia.

KFOR-i  ka bërë të ditur se qëllimi i stërvitjes ishte përmirësimi i sinergjisë dhe koordinimit ndërmjet ushtarëve të kontingjenteve të ndryshme.

Stërvitja ishte planifikuar të ishte sa më realiste duke i dhënë çdo ushtari perceptimin e duhur të mjedisit operacional në rast të protestave dhe trazirave të dhunshme. /Gazeta Enigma

Related Articles