Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim çështjen ndaj autorit të dyshuar Mario Përlleshaj

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim çështjen ndaj autorit të dyshuar Mario Përlleshaj

Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen penale ndaj të miturit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor të vitit të kaluar në afërsi të shkollës “Fan Noli”.

Gjyqtarja Migena Laska pranoi kërkesën e prokurorisë për gjykimin e dosjes penale, ndërkohë që 14-vjeçari Përlleshaj do të gjykohet për vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave. Gjykata ka rrëzuar kërkesën e bërë nga i mituri për gjykim të shkurtuar.

Psikologia Lindita Hoxha, e cila mori pjesë në seancë, u shpreh dakord për vijimin e një gjykimi të zakonshëm, në mënyrë që çështja të shqyrtohet më në thellësi.

Përlleshaj aktualisht ndodhet në institucionin e Kavajës, dhe edhe në dhjetor të vitit të kaluar, ai kundërshtoi masën “arrest në burg”, të cilën Gjykata e Apelit e la në fuqi më 17 dhjetor.

Related Articles