Lushaku jep dorëheqje nga pozita e drejtoreshës në Prishtinë për t’u bërë deputete

Lushaku jep dorëheqje nga pozita e drejtoreshës në Prishtinë për t’u bërë deputete

Jehona Lushaku-Sadriu ka njoftuar se e enjtja ka qenë dita e saj e fundit në postin e drejtoreshës së Arsimit në Komunën e Prishtinës.

Kjo pasi që Lushaku ka siguruar votat për t’u bërë deputete pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Ajo ka thënë se ka qenë privilegj i madh puna në qytetin e saj teksa ka shtuar se do të vazhdojë me ambiciet politike në Kuvendin e Kosovës.

Related Articles