Gaza: Izraeli sulmon tendën me gazetarë, raportohet për të vdekur

Gaza: Izraeli sulmon tendën me gazetarë, raportohet për të vdekur

Ushtria izraelite ka goditur tendat jashtë dy spitaleve kryesore në Rripin e Gazës gjatë natës të së dielës, duke vrarë të paktën dy persona.

Njëri prej të vrarëve raportohet të jetë reporter lokal.

Nga ky sulm të plagosur mbetën nëntë të tjerë, gjashtë prej tyre reporterë, kanë njoftuar mjekët palestinezë.

Një nga sulmet ajrore izraelite ka goditur një tendë mediash jashtë spitalit Nasser në Khan Younis të Gazës jugore, duke i vënë flakën.

Si pasojë e sulmit ka mbetur i vrarë Yousef al-Faqaëi, reporter i uebsajtit të lajmeve Palestine Today TV dhe një burrë tjetër. Sipas raportimeve, dy nga gjashtë reporterët e plagosur në sulmin ajror janë në gjendje kritike, ku njëri ka pësuar djegie të rënda dhe tjetri lëndime në kokë, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Enigma.

Sipas së drejtës ndërkombëtare, gazetarët janë civilë të mbrojtur të cilët nuk duhet të jenë në shënjestër të palëve ndërluftuese. 

Por më shumë se 200 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë nga forcat izraelite që nga tetori 2023, sipas Sindikatës së Gazetarëve Palestinez. /Gazeta Enigma

Related Articles