Haxhiu reagon pas lirimit të dy serbëve: Shqetësuese hudhja poshtë e aksioneve policore

Haxhiu reagon pas lirimit të dy serbëve: Shqetësuese hudhja poshtë e aksioneve policore

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas lirimit të dy serbëve të arrestuar, të cilët ishin të afërt me grupin terrorist të Banjskës.

Haxhiu tha se është “vërtetë shqetësuese lehtësia e lirimit të këtyre personave dhe hudhja poshtë e aksioneve policore dhe institucioneve tjera të sigurisë të cilët kapën me fakte e dëshmi këto dy grupe”.

“Në grupin 12 serbëve të arrestuar në Prizren, kishte persona aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe. Të arrestuarit në Gjakovë e Prizren kishin lidhje të forta edhe me organizatorët dhe pjesëmarrësit e sulmit në Banjskë. Në Prizren 10 prej 12 u liruan që atë ditë sepse nuk kishte kërkesë për paraburgim, ndërkohë sot qenkan liruar edhe dy. Pra, pavarësisht provave të bollshme për t’i dërguar në paraburgim dhe hetim të mëtutjeshëm”, shkroi Haxhiu në një postim në Facebook.

“Po harxhojnë aq shumë resurse e kohë institucionet e sigurisë si dhe po rrezikohen punonjësit e këtyre, e në fund të arrestuarit lirohen?!”, u shpreh më tej Haxhiu.

“Nuk di cila forcë tjetër i ka liruar këta persona sepse siç duket qartë foca e ligjit dhe e drejtësisë këtu nuk ka pasur peshë”, deklaroi në fund ministrja në detyrë. /Gazeta Enigma

Related Articles