Arrestohet një person në Jarinje, dyshohet se kontrabandonte migrant nga Nepali

Arrestohet një person në Jarinje, dyshohet se kontrabandonte migrant nga Nepali

Të martën në Jarinje është arrestuar një person i cili po kontrabandonte tre shtetas nepalezë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Si rezultat i angazhimeve dhe veprimeve policore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në automjetin e tij janë gjetur – takuar tre  shtetas të huaj –Nepalez (dy meshkuj dhe një femër),  po ashtu në veturë i është gjetur edhe një rrethatore për fishekë”, thuhet në kumtesen e PK-së.

“Si provë materiale i është sekuestruar rrethatorja  dhe një telefon celular ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa me imigrantët është marrë njësia policore për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante”.

.

Related Articles