Hasani: Nuk ka hapësirë që Kurti ta shtyjë formimin e Qeverisë deri në zgjedhjet komunale

Hasani: Nuk ka hapësirë që Kurti ta shtyjë formimin e Qeverisë deri në zgjedhjet komunale

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për pretendimet apo raportimet se Albin Kurti, kryetar i LVV-së, mund të dërgojë formimin e Qeverisë së re deri në datën e mbajtjes së zgjedhjeve tjera, atyre komunale.

Në emisionin DPT Fidani, ai ka pohuar se për këtë Kurti nuk ka hapësirë aspak.

“Larg është kjo, Z,Kurti më këtu ka zero hapësirë Z. Kurti këtu është irrelevant. Presidenti këtu ka përgjegjësi, prej momentit që konstituohet Kuvendi, presidentja e Republikës ka me i zbatu siç është thënë aktgjykimi në rastin Hoti pikë për pikë, aty e ka fare të lehtë, përndryshe nëse nuk e bënë atë përfundon në Gjykatë Kushtetuese”, ka thënë Hasani.

Related Articles