Komunikimi i Bujar Haradinajt me Tahir Zemajn: Thuaj Ramushit nesër shihemi – të nesërmen kazermat ishin të zbrazëta

Komunikimi i Bujar Haradinajt me Tahir Zemajn: Thuaj Ramushit nesër shihemi – të nesërmen kazermat ishin të zbrazëta

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Bujar Haradinaj ka treguar për një bisedë me Tahir Zemajn.

Ai në “Pressing” të T7 tha se kishte shkuar t’i çonte porosi Ramush Haradinajt.

“Pikërisht atë natë ka qenë komunikimi im me Tahir Zemajn, ka qenë komadant i zonës. Ramushi ka qenë zëvendëskomandant, mua më ka dërguar me pas një komunikim sepse ishte rrethuar krejt çka ishim na. Kam shku personalisht me komuniku me të, më tha shko thuaj Ramushit nesër mëngjese shihemi edhe veprojmë. Ndërkaq ka ndodhur kur jemi çu në mëngjese, kazermat kanë qenë të zbrazëta dhe na ka lanë 40 ushtarë rreth të përafërsisht 50 mijë forcash”.

“Unë jam dëshmitar i kam edhe dy njerëz që kanë qenë dëshmitarë që i ka thënë nesër shihemi thuaj dhe Ramushit koordinojmë temat tutje si do të vazhdojmë, dhe kjo kështu ka ndodhur”, ka thënë ai ndër tjerash.

Related Articles