Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi i sotëm i Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e sërishme të çmimit të rrymës është një tjetër goditje për qytetarët e Kosovës.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ky vendim është “një favor i hapur për klikën mafioze energjetike të instaluar nga qeveria”.
“ZRrE-ja, e cila është kthyer në një instrument në duart e Qeverisë Kurti, sot ka konfirmuar se nuk vepron më në interes të konsumatorit, por është shndërruar në mekanizëm për të justifikuar vjedhjen dhe keqpërdorimin në tregun e energjisë”, shkroi Haradinaj.
“Aferat me shitblerjen e rrymës nuk janë më vetëm dyshime, për to tashmë ka të dyshuar konkretë, njerëz të afërt me kryeministrin! Ndërkohë që shumë familje mezi përballojnë faturat, këta vazhdojnë të pasurohen përmes rrugëve të paligjshme dhe të turpshme. Ata që janë zhytur në këto afera do të japin llogari para drejtësisë”, u shpreh tutje ai.