Disa fotografi të publikuara së fundmi në rrjetet sociale kanë ngritur shqetësime të mëdha për gjendjen e brendshme në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Pomozetin.
Pamjet tregojnë ambiente të rrënuara e mungesë kushtesh elementare, duke hedhur hije të rënda mbi deklarimet e vazhdueshme për investime milionëshe në ushtri.
Gazetari Lirim Mehmetaj, i cili ka bërë publike këto pamje, ka reaguar me tone të ashpra ndaj Qeverisë Kurti.
Ai ka kritikuar mungesën e përkujdesjes ndaj ushtarëve dhe ka vënë në dyshim deklarimet për modernizimin e ushtrisë.
“Për veshje e mbathje të ushtarëve s’po flasim, krejt të bome blozhe. Këta budallë flasin për helikopterë. Ju veç hajna jeni. Kemi me ua kthy krejt këtë poshtërim që qëllimisht po na e bëni”, ka shkruar Mehmetaj në Facebook.
Ndërkohë, nga autoritetet kompetente nuk ka ende ndonjë reagim zyrtar lidhur me këtë publikim që ka nxitur reagime të forta në opinion.