Presidenti i Këshillit Evropian pritet ta vizitojë Kosovën në maj

Presidenti i Këshillit Evropian pritet ta vizitojë Kosovën në maj

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet të vizitojë Kosovën në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor të planifikuar për në muajin maj, raporton Gazeta “Enigma”.

“Po, edhe presidenti Kosta do ta vizitojë Kosovën, ku detajet e programit janë ende në përgatitje, kështu që nuk mund të konfirmojmë ndonjë specifikë për momentin”, thuhet në deklaratën e KE-së.

Gjatë një takimi të zhvilluar më herët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, Costa theksoi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është mënyra më e mirë për të garantuar mirëqenie, paqe dhe stabilitet në rajon. Pikërisht për këtë qëllim, ai tha se do të zhvillojë një tur në të gjithë Ballkanin Perëndimor në mesin e muajit maj.

Related Articles