Opinionisti Vehbi Kajtazi ka folur në lidhje me deklaratat e presidentes Vjosa Osmani, për propozimit e saj për heqjen e një anshme të tarifave ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai është shprehur se Osmani ka filluar të flasë për këto, kur sipas tij, e ka parë Kurtin duke u fundosur në raport me SHBA-në.
Kajtazi në “Rubikon” u shpreh se në këtë situatë, më shumë e respekton Kurtin, sesa Osmanin.
“Në krejt këtë situatë, më shumë e respektoj Kurtin, sado i mbrapsht që është, sesa Osmanin, sepse kjo e ndërgjegjshme për veprimet e veta, ka qenë aleat i Kurtit në këto dëme për të cilat ajo tash po flet vet”.
“Ka filluar të flasë kur e ka parë që Kurti është duke u fundosur në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kur kjo domosdoshmërisht është dashur ta distancojë veten nga ato veprime të dëmshme që po i shkaktoheshin Kosovës, për çka prapë kjo po flet”, u shpreh tutje ai.