Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari nga Partia Demokratike e Kosovës, do të ketë një rol të veçantë në seancën konstituive të legjislaturës së re.
Ajo do ta udhëheqë seancën fillestare bashkë me Avni Deharin nga Lëvizja Vetëvendosje, në përputhje me rregulloren që përcakton drejtimin e seancës nga deputetët më të rinj në moshë, shkruan Gazeta Enigma.
Edhe pse seanca ishte paraparë të fillojë në orën 10:00, ajo ende nuk ka nisur, pasi deputetët nuk janë mbledhur të gjithë në sallë./GazetaEnigma/