Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar sot se Hykmete Bajrami do jetë Shefja e re e Grupit Parlamentar të LDK-së në legjislaturën e re, raporton Gazeta Enigma.
“Flet Shefja e re e Grupit Parlamentar të LDK-së”, tha Abdixhiku teksa e prezantoi Bajramin pak para hyrjes në seancën e sotme.
Bajrami, ka thënë se kjo parti nuk do të votojë për propozimin e LVV-së për Kryetar të Kuvendit.
“Nuk do ta votojmë propozimin. Nëse LVV ka propozim, duhet t’I ketë edhe votat për ta votuar atë”, tha Bajrami para mediave.
Ndërkohë, edhe nga AAK kanë thënë se do rreshtohen me opozitën sa i përket çëshjtes së votimit për Kryetar të Kuvendit. /Gazeta Enigma