Kusari – Lila: Për herë të parë në Kosovë opozita nuk e voton raportin e çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve

Kusari – Lila: Për herë të parë në Kosovë opozita nuk e voton raportin e çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve

Mimoza Kusari – Lila,  nga Lëvizja Vetëvendojse, ka hedhur kritika ndaj partive që votuan kundër miratimit të raportit të komisionit të përkohshëm parlamentar, shkruan Gazeta Enigma.

Kusari – Lila, përmes një reagimi në Facebook, theksoi se përmes këtij veprimi opozita treguan se nuk e pranojnë më rezultatin e zgjedhjeve që vetë e kishin pranuar dhe votuar në KQZ.

“Për herë të parë në Kosovë, opozita aktuale dhe ajo e ardhshme nuk e voton raportin për certifikimin e rezultateve dhe konfirmimin e mandateve.PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe votuan së bashku kundër konstituimit të Kuvendit – pra edhe kundër mandateve të tyre. Me këtë veprim, sot, përmes një tjetër shfaqjeje të paaftësisë së tyre të vazhdueshme, treguan se nuk e pranojnë më rezultatin e zgjedhjeve që vetë e kishin pranuar dhe votuar në KQZ”, ka shkruar Kusari-Lila./GazetaEnigma/

Related Articles