Pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë më shumë se 52 vota për miratimin e raportit të Komisionit për Verifikimin e mandateve, seanca u ndërpre.
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, theksoi se kjo situatë tregon qartë se mbështetja parlamentare e Kurtit nuk shkon përtej 52 deputetëve.
“Albini nuk e ka shumicën! Tani kërkon shpëtim te Presidentja. Por, shpëtimi i vetëm i tij është Lista Serbe. Fuqia e tij politike është 52 deputetë. Tani është koha me i hap Kurti tezgat e pazarit!”, shkroi Behrami./GazetaEnigma/