Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë një paralajmërim se rasti i helmimit masiv në Deçan do të marr epilog dhe do të dihet shkaktari i helmimit, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai ka publikuar një fotografi në Facebook, sipër së cilës ka shkruar se po merr fund “misteri”, derisa ka shtuar se “populli nuk ia huq kurrë”.
Për situatën e krijuar, Ramosaj do të mbajë edhe një konferencë për media.
“Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike, ju njoftoj se, për situatën e krijuar rreth helmimit të qytetarëve të komunës sonë, sot dt.15.07.2021, në ora 16:00 do të mbahet konferencë për media, në sallën e katit të tretë në objektin e komunës së Deçanit”, ka njoftuar Ramosaj.Reklamë
Ndryshe, Deçani po përballet me helmim masiv qe disa ditë. Shkaktari i helmimeve nuk dihet ende, mirëpo sipas banorëve mund të jetë uji i pijes.
Deri tash, mbi 2 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, meqenëse kanë pasur simptoma të helmimit.