Sot Policia, pas pranimit të një informate nga qytetarët mbi dyshimet se në një lokacion ka armë, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në podrumin e një ndërtese kolektive në rrugën “Ivo Lola Ribar”- Mitrovice Veri.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tërheqjen dhe sigurimin e materialit të dyshuar në mënyrë të sigurt. Gjatë kontrollit të realizuar në atë atë lokacion policia ka gjetur dhe konfiskuar:
“8 karikatorë me fishekë, 1 tromblon, si dhe disa pajisje shtesë për montim në armë të destinuara për gjuajtje me tromblon”, thuhet në njoftim.
“Policia e Kosovës ka intervistuar një person në cilësi të dëshmitarit, ka kontaktuar Prokurorin e shtetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës. Rreth rastit nuk ka person të arrestuar”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë: