Numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari” është rritur në muajin shkurt të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në muajin shkurt të vitit 2025 numri i fluturimeve të realizuara ishte 944, ose 18,6% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Pasi që gjatë shkurtit të vitit 2024 numri i fluturimeve ishte 796.
Edhe numri i udhëtarëve gjatë kësaj periudhe ishte më i lartë se një vit më parë. Derisa në shkurt të vitit 2024 numri i udhëtarëve ishte gjithsej 265 mijë e 421, ky numër është rritur një vit më vonë. Pasi që gjatë shkurtit të vitit 2025 numri i udhëtarëve në total ishte 307 mijë e 207, ose 15,7% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2024.
“Në muajin shkurt 2025, numri i fluturimeve të realizuara ishte 944, ose 18,6% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 307 207, ose 15,7% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Shkurt 2024)”, thuhet në raportine e ASK-së.