Avokatja tregon si ndodhi rasti i foshnjës në lavatriçe

Avokatja tregon si ndodhi rasti i foshnjës në lavatriçe

Gjinekologu dhe mamia të akuzuar për rastin e “Foshnjës në lavatriçe” janë deklaruar të pafajshëm, ndonëse Avokatja Saranda Keqekolli-Sadiku, ka dhënë detaje të rënda se si dyshohet se ndodhi rasti, transmeton Gazeta Enigma.

“Është mbajtur shqyrtimi fillestar pas ngritjes së akuzës dhe të pandehurit sot janë deklaruar për fajësinë e tyre ku që të dy nuk e kanë pranuar fajësinë. Tash, sipas procedurave të ligjit, të njëjtit do ta ushtrojnë sipas udhëzimeve të gjykatës, kundërshtimin e akuzës dhe provave”, ka treguar Keqekolli-Sadiku.

“Mamia ka qenë e obliguar që frytin e sapolindur ta vendosë në frigoriferët ku vendosen placentat mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur, do të thotë, nuk është mbështjellë, nuk është sanu fryti në vendin siç është e paraparë me etikë dhe rregulloren, me protokollet e të ministrisë së Shëndetësisë për shkak të kësaj neglizhence kemi ardhë deri te ky rast”, tha ajo në Klan Kosova.

“Foshnja është marrë dhe bashkë me çarçaf është futur në lavatriçe dhe vetëm kur kanë ardhë me e marrë kufomën prindërit, familjarët, atëherë kur s’është gjetur askund fryti, kanë arritë me e gjetë në lavatriçe me çarçaf”.  

Related Articles