40-vjeçi nga Hani i Elezit dorëzon portofolin e gjetur me dokumente dhe para

40-vjeçi nga Hani i Elezit dorëzon portofolin e gjetur me dokumente dhe para

Mbrëmë rreth orës 18:30, 40- vjeçari H. Mici,  ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në qytetin e Hanit të Elezit dhe e ka dorëzuar në stacionin policor.

Pas verifikimeve të kryera nga ana e policisë, u konstatua se portofoli i përkiste shtetasit të Shqipërisë,  me incialet, R. Sh., 51 vjeç, transmeton Gazeta Enigma.

“Policia ka kontaktuar pronarin, i cili është paraqitur në stacionin policor dhe ka marrë portofolin. Me procesverbal zyrtar, atij iu dorëzuan dokumentet personale, një shumë prej 865 eurosh dhe mbi 3000 denarë të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma

Related Articles