Një sinjalizuese e Teslas, i cila ka luftuar me Elon Musk dhe kompaninë e tij përmes gjykatave për vite, ka fituar raundin e fundit të një beteje ligjore të gjatë. Inxhinierja Cristina Balan humbi punën e saj pasi ngriti një shqetësim sigurie në vitin 2014 për një defekt të dizajnit që mund të ndikonte në frenimin e makinave.
Pretendimi i saj për shpifje kundër firmës dukej se kishte mbaruar kur një gjyqtare konfirmoi një vendim arbitrazhi që hodhi poshtë çështjen e saj – por një panel gjyqtarësh apeli në Kaliforni e ka anuluar këtë vendim në favor të saj.
Ajo i tha BBC News se tani dëshiron të përballet me Elon Musk dhe Tesla në gjykatë të hapur.Tesla nuk i është përgjigjur një kërkese për koment.
Balan tha se beson se çështja tani në fakt do të kthehet në fillim dhe mund të nisin procedura të reja.
“Ne shpresojmë se do të fillojmë një padi të re dhe do të kemi mundësinë të përballemi me Elon Musk përpara një jurie dhe gjyqtari”, tha ajo.
Inxhinierja dikur ishte aq e spikatur në Tesla sa inicialet e saj ishin gdhendur në bateritë brenda automjeteve Model S.
Në një intervistë për BBC News vitin e kaluar, ajo tha se është e vendosur të provojë pafajësinë e saj për hir të djalit të saj. Ajo gjithashtu zbuloi se ishte në shwrim nga kanceri i gjirit në fazën 3B dhe shqetësimi i saj më i madh ishte se mund të mos jetonte për të parë ditën e saj të fundit në gjykatë.
Balan pretendoi se ishte e shqetësuar që qilimat po rrotulloheshin nën disa pedale në modelet e Tesla, duke krijuar një rrezik sigurie.
Ajo tha se menaxherët kundërshtuan shqetësimet e saj, duk u krijuar situatw armiqësore dhe ajo humbi punën e saj.Më pas ajo fitoi një çështje shkarkimi të padrejtë – por ky doli të ishte fillimi i një udhëtimi të gjatë nëpër gjykata. Balan u akuzua publikisht nga Tesla për përdorimin e burimeve të saj për një “projekt sekret” – akuza që përbëjnë përvetësim, një krim sipas ligjit amerikan.
Ajo e ka mohuar vazhdimisht akuzën dhe ka vendosur të ngrejë një çështje për shpifje kundër firmës në vitin 2019.
Një gjykatë më pas vendosi se çështja e Balan duhet t’i nënshtrohet arbitrazhit sipas një kontrate që ajo nënshkroi ndërsa punonte për Tesla.
Arbitri gjeti në favor të firmës dhe Musk, duke hedhur poshtë pretendimet e saj, për shkak të statutit të kufizimeve të Kalifornisë – që do të thotë se kishte kaluar shumë kohë që nga deklaratat e supozuara shpifëse.
Tesla e ktheu çështjen në një gjykatë rrethi në Kaliforni për të konfirmuar vendimin.
Megjithatë, Balan e apeloi këtë vendim dhe gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të SHBA-së për Qarkun e Nëntë e gjetën në favor të saj – në fakt vendosi që gjykata e Kalifornisë nuk kishte juridiksionin për të marrë vendimin e saj.
Ata kanë urdhëruar anulimin e konfirmimit të vendimit të arbitrazhit dhe rrëzimin e gjykatës së rrethit për shkak të mungesës së juridiksionit.