Gërvalla nuk tregon nëse VV-ja i ka votat, hedh kritika ndaj opozitës për bllokimin e procedurave

Gërvalla nuk tregon nëse VV-ja i ka votat, hedh kritika ndaj opozitës për bllokimin e procedurave

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka hedhur sërish kritika në drejtim të opozitës, raporton Gazeta “Enigma”.

Para hyrjes në ndërtesën e Kuvendit, Gërvalla nuk pranoi të zbulojë nëse Lëvizja Vetëvendosje i ka siguruar votat për përfundimin e konstituimit, duke theksuar se tashmë gjithçka është në dorën e partive opozitare. “Ne sot e kemi edhe vazhdimin e seancës, do të shohim sa do të jetë në gjendje opozita të ndjekë procedurën”, tha ajo.

LEXO EDHE: Kadrijaj: Kurti po e shkel qëllimshëm Kushtetutën

Sipas saj, vetëm nëse opozita vendos të mos e bllokojë procesin, seanca mund të ecë përpara. “Nëse opozita është gati sot të mos bllokojë, vazhdojmë me procedurat e përpara”, theksoi Gërvalla. /Gazeta Enigma/

Related Articles