Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj, para seancës konstituive të Kuvendit akuzoi Kurtin ka bërë shkelje kushtetuese me mosdhënien e dorëheqjes nga posti i kryeministrit, raporton Gazeta Enigma.
“Ajo nuk ka qenë dorëheqje, ka qenë një lajmërim për dorëheqje. Ne s’kemi pa dorëheqje as të kryeministrit, por as të kabinetit qeveritar. Ai ka bërë shkelje kushtetuese, mirë që kemi qenë deputetë të vjetër edhe vigjilentë dhe e kemi parë që është duke e shkelë dhe atë qëllimshëm për të zvarritur këto procese”.
Kadrijaj mohoi se partia e saj do të ketë ndonjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për formim të qeverisë.
“As nuk e dimë kush do të jetë kandidati, duhet t’i plotësojë disa kritere për ta pasë votën time: njerëzore, intelektuale, kombëtare. S’mund ta votoj Mimoza Kusarin për shembull që ka pasë direkt komunikim me [Milan] Radoicicin për pagat e veteranëve”.
E pyetur nga gazetarët nëse partneri i koalicionit, Fatmir Limaj, do të ishte kandidat për kryetar Kuvendi, Kadrijaj refuzoi të përgjigjej.