Abdixhiku: S’po themi që Qeverinë ta lëmë pa zot shtëpie, por dorëheqjet duhet të jepen

Abdixhiku: S’po themi që Qeverinë ta lëmë pa zot shtëpie, por dorëheqjet duhet të jepen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duket se nuk ka ndryshuar qëndrimet e tij që prej seancës të së martës.

Ai ka insistuar se kryeministri e ministrat nuk mund të betohen si deputetë as sot, pa i dhënë dorëheqjet nga pozitat zyrtare.

Para nisjes së seancës konstituive, Abdixhiku ka thënë se Qeveria e Avdullah Hotit ka vepruar sipas procedurave katër vjet më parë, se ai e ministrat e zgjedhur deputetë kishin dhënë dorëheqje.

“4 vjet më parë në Kuvend kryeministri Hoti e ministri Zemaj nuk kishin ardhur në seancën konstituive për betim, shikoni janë incizimet, kishin ardhur në seancën pasuese pasi kanë dorëzuar  detyrat. Është rregull demokratik. Nuk po themi që qeveria të mbetet pa zot, po themi që këta individë që i kanë këto funksione s’mund t’i ushtrojnë ato. Fundja mund edhe të qëndrojnë në Qeveri, të mos vijnë në seancë, është çështje procedurale kushtetuese. Qëndrimi i LDK-së mbetet i njëjtë”, ka thënë ai.

Related Articles