Kurti e riemëron Agron Llugaliun si Drejtor të Doganës së Kosovës

Kurti e riemëron Agron Llugaliun si Drejtor të Doganës së Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka riemëruar Agron Llugaliu si Drejtor të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Llugaliu është riemëruar me mandat katërvjeçar, sipas propozimit të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve.

“Kryeministri në detyrë Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, falënderuan drejtorin Llugaliu për punën e deritanishme, e përgëzuan për performancën e tij dhe të Doganës dhe e uruan për mandatin e ri duke i dëshiruar suksese të mëtejme në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim.

Related Articles