Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje sërish bllokoi seancën e konstitutimit të Kuvendit.
Ajo akuzoi kryesuesin e seancës, Avni Deharin, se “shkeli Rregulloren e Kuvendit duke thirrur fillimisht për konsultime politike, pa qenë i autorizuar dhe pa pasur mandat për një gjë të tillë”.
“Skenari i mbledhjes konstituive nuk u respektua, ani pse kishte kushte që të vazhdonin aty ku ishte ndërprerë kjo seancë më 15 prill. Prezent ishin 100 deputetë, pra kishte kuorum për të vazhduar me votimin e raportit të Komisionit, aty ku ishte ndërprerë seanca”, shkroi Bajrami në një postim në Facebook.
“Veprimet e sotme të LVV-së shpërfaqin bllokimin e tyre faktik për konstituim të Kuvendit dhe themelim të institucioneve”.
Tutje Bajrami publikoi një fotografi të skenarit të mbledhjes, i cili sipas saj, nuk u respektua. /Gazeta Enigma