Komuna e Prishtinës u tregon qytetarëve se ku duhet të kryhen pagesat për bërllokun

Komuna e Prishtinës u tregon qytetarëve se ku duhet të kryhen pagesat për bërllokun

Komuna e Prishtinës ka ripublikuar njoftimin se pagesat për shërbimet e pastrimit duhet të kryhen drejtpërdrejt në zyrat komunale, e jo përmes kompanisë “Pastrimi”.

Në njoftim bëhet e ditur se qytetarët që kanë realizuar pagesa te kompania “Pastrimi”, mund të paraqesin dëshmitë përkatëse, dhe ato fatura do të njihen si të paguara, përcjellë Gazeta Enigma.

“Ju ftojmë që të gjitha pagesat për pastrim t’i bëni në Komunë. Faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim!”, thuhet në komunikatën e Komunës.

Polemikat për bërllokun kanë marrë intensitet në fillim të shkurtit.Komuna e Prishtinës kishte paralajmëruar masa të ashpra ndaj kompanisë “Pastrimi” për atë që e ka kualifikuar si sabotim nga ndërmarrja, për të grumbulluar mbeturinat.

Më 5 shkurt, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se qytetarët nuk janë të obliguar t’i paguajnë faturat e lëshuara nga ndërmarrja “Pastrimi”, për muajin janar.

Në fund të dhjetorit, asambleja komunale me inicimin e PDK-së dhe me ndihmën e LVV-së, kanë votuar plotësimndryshimin për rregulloren e re për mbeturina. Nëpërmjet ndryshimeve, inkasimi i faturave për kryeqytetasit bëhet nga KRM “Pastrimi” dhe jo nga Komuna e Prishtinës.

Edhe pse Ministria e Mjedisit e pati cilësuar rregulloren e ndryshuar në harmoni me ligjin për mbeturinat, në shenjë pakënaqësie ekzekutivi i komunës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin, por gjykata ende nuk ka marrë ndonjë vendim.

Pavarësisht kësaj, Komuna pati dalë me njoftim, në të cilin thuhet se qytetarët, tash faturat duhet t’i paguajnë në komunë e jo në KRM “Pastrimi”./GazetaEnigma/

Related Articles