I arratisuri nga BeH, presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, tha se nuk do të rekomandonte askënd që të përpiqet ta arrestojë atë sepse po mbrohet nga policia e Republikës Sërpska dhe forcat speciale të trajnuara mirë.
“Unë jam i mbrojtur nga kushtetuta. Policia e RS dhe forcat tona speciale qëndrojnë pas meje. Ata nuk janë vetëm profesionistë, por edhe njerëz që besojnë sinqerisht se duke më persekutuar mua, në të vërtetë po kryhet një sulm ndaj Republika Srpska,” tha Dodik.
Ai theksoi se bëhej fjalë për forcat speciale besnike të Republikës Sërpska.
“Kjo është arsyeja pse unë nuk do t’i rekomandoja askujt nga Sarajeva ta provonte. Ne do të mbrohemi”, shtoi Dodik.