Mustafa: Ministrat që janë zgjedhur deputetë janë në shkelje të Kushtetutës, lënda të procedohet në Kushtetuese

Mustafa: Ministrat që janë zgjedhur deputetë janë në shkelje të Kushtetutës, lënda të procedohet në Kushtetuese

Ish-kryeministri ka vlerësuar se ministrat që janë zgjedhur deputet dhe nuk kanë dhënë dorëheqje janë duke e shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Në një prononcim për Nacionale, ai ka thënë se ata janë në shkelje të Kushtetutës së Kosovës prej ditës së certifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ-ja.

“Në bazë të leximit të Kushtetutës, anëtarët e qeverisë që janë zgjedhur deputet, në ushtrimin e detyrës së tyre janë në shkelje ligjore dhe kushtetuese nga dita e certifikimit, jo nga dita kur iu verifikohet mandati”, është shprehur Mustafa.

Ish-kryetari i LDK-së ka ftuar deputetët e legjislaturës së nëntë që pas konstituimit të Kuvendit këtë çështje të adresojnë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

“Dhënia e dorëheqjes tani nuk e korrigjon retroaktivisht shkeljen. Kuvendi do duhej të konstituohet, kurse shumica e deputetëve që me të drejtë po bëjnë vërejtje, këtë çështje ta procedojnë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Mustafa.

Related Articles