Prokuroria në Hagë ka dorëzuar kërkesën për vazhdimin e masës së paraburgimit për dy të akuzuarit, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, duke argumentuar se ekziston ende një rrezik i lartë për pengim të drejtësisë dhe mundësi për kryerjen e veprave të tjera penale.
Në kërkesën ndaj Krasniqit, të ngjashme edhe për Selimin, Prokuroria e Specializuar thekson se përfundimi i fazës së paraqitjes së provave nuk e ul rrezikun, por përkundrazi, e shton atë.
“Rusia është e përkushtuar për zgjidhjen e konfliktit, për garantimin e interesave të veta dhe është e hapur për dialog. Ne vazhdojmë që ta bëjmë këtë”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë, duke paralajmëruar se njohuritë e fituara nga të akuzuarit gjatë procesit i bëjnë ata më të rrezikshëm për të ndikuar në dëshmitarë apo rrjedhën e mëtejme të gjykimit.
Prokuroria ka rikujtuar se Selimi është tashmë në dijeni të identitetit të të gjithë dëshmitarëve të saj dhe përmbajtjes së dëshmive të tyre.
“Për më tepër, Selimi tashmë është në dijeni të identitetit të të gjithë dëshmitarëve të ZPS-së dhe të provave të tyre. Përfundimi i çështjes së ZPS-së nuk e zvogëlon rrezikun e pengimit, por e rrit atë, pasi i akuzuari tashmë ka njohuri të plotë për përmbajtjen e çështjes ndaj tij. Siç është theksuar nga Trupi Gjykues, ekziston rreziku që ndërhyrjet me qëllim për të siguruar tërheqje të dëshmive dhe/ose për të dekurajuar dëshmitarët e ardhshëm nga dhënia e dëshmive mund të pengojnë përparimin e procedurës. Më tej, ekziston mundësia që dëshmitarët të thirren sërish, duke i bërë ata të cenueshëm ndaj përpjekjeve për ndërhyrje”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë për Selimin.