Dy shtetase të Shqipërisë tentojnë të kontrabandojnë duhan përmes Aeroportit të Prishtinës

Dy shtetase të Shqipërisë tentojnë të kontrabandojnë duhan përmes Aeroportit të Prishtinës

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës sot është parandaluar një rast i kontrabandës me duhan.

Policia e Kosovës bën të ditur se dy udhëtare, shtetase të Shqipërisë, të cilat udhëtonin përmes Prishtinës në Londër, pasi kishin dorëzuar bagazhet e tyre, janë ndaluar për kontrolle nga zyrtarët kompetentë, meqë gjatë kontrollit në dy bagazhet (çantat) e tyre janë gjetur nga 100 pako me cigare të llojit Malboro e kaltër.

Pasi që dy pasagjeret janë ndalur dhe te të njëjtat janë hasur në total 200 pako me cigare, janë dërguar në zyrën e doganës për veprime dhe procedura të mëtejme, sqaron më tej policia.

Related Articles