Arrestohet 25-vjeçari, kërkohej nga policia

Arrestohet 25-vjeçari, kërkohej nga policia

Një 25-vjeçar me inicialet L.H. është arrestuar sot në fshatin Petrovë të Shtimes rreth orës 13L50, i njëjti ishte në kërkim nga gjykata.

Në njoftim thuhet se i njëjti është i dënuar me gjashtë muaj burgim për veprën penale “vjedhje e pyllit”.

“I arrestuari me inicialet L.H. (M/K), 25 vjeç, ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e pyllit”, për të cilën ishte dënuar me gjashtë muaj burgim”.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme dhe kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftim.

Related Articles