Peci i quan ‘të marrë’ ata që po i kërkojnë Kurtit ta lirojë zyrën: Çka nëse përsëritet plani i Radojiçiqit?

Peci i quan ‘të marrë’ ata që po i kërkojnë Kurtit ta lirojë zyrën: Çka nëse përsëritet plani i Radojiçiqit?

Sipas kryetarit të Guxo, partnerit në koalicion të Vetëvendosjes, ata që thonë se Albin Kurti duhet të japë dorëheqje “janë të marrë”.

Në një paraqitje të tij në Tëvë1, ai e ka imagjinuar një situatë ku Kurti nuk do të ishte në zyrë.

Peci ka pyetur se çka nëse përsëritet një plan i Milan Radojiçiq, si ai i Banjskës 2023.

“Të gjithë ata që konstatojnë që Albin Kurti nuk duhet me qenë kryeministër në detyrë dhe në zyrë, thjesht janë të marrë. Po e marr një situatë hipotetike, me çka jemi sfidu më së shutmi gjatë këtij mandate, nga sulmet e Serbisë të sinkronizume me ato ruse.

Imagjinoni një situatë ku kryeministri Albin Kurti nuk është në zyrën e tij, edhe mundet me u përsërit një plan ogurzi i veriut dhe Radojiçiqit, çka me thënë mekanizmat e sigurisë?”, tha ai.

Related Articles