Miftaraj i IKD-së: VV të zëshëm për pushtet, sulmojnë secilin që kërkon respektimin e Kushtetutës

Miftaraj i IKD-së: VV të zëshëm për pushtet, sulmojnë secilin që kërkon respektimin e Kushtetutës

Ehat Miftaraj nga IKD, ka lëshuar një kritikë të fortë ndaj partisë që deri dje ka qenë në pushtet, duke i akuzuar për hipokrizi dhe mbrojtje të interesave personale në kurriz të qytetarëve.

Në një deklaratë të publikuar të shtunën, Miftaraj ka vënë në pah kontrastin mes zëshmësisë së kësaj partie për të ruajtur pushtetin dhe heshtjes së saj kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

“Sa të zëshëm janë për të mbetur në pushtet. Sa kanë energji për të sulmuar secilin që iu del para që kërkon respektim të Kushtetutës, ligjit, procedurës,” ka thënë Miftaraj, duke shtuar se kjo parti nuk lëshon asnjë zë kur në pyetje janë të drejtat kolektive dhe mirëqenia e qytetarëve. Sipas tij, heshtja e tyre është veçanërisht e dukshme përballë shtrenjtimit të energjisë elektrike, që, siç pretendon ai, favorizon “oligarkët” dhe rëndon gjendjen ekonomike të qytetarëve.

“Asnjë fjalë kundër ‘oligarkëve’ që përfitojnë nga shtrenjtimi i rrymës. Asnjë fjalë për qytetarin që i rrezikohet mirëqenia nga shtrenjtimet me leje të qeverisë,” ka theksuar Miftaraj. Ai ka akuzuar partinë se, në vend të mbrojtjes së interesave të popullit, fokusohet në ruajtjen e privilegjeve dhe interesave personale të grupit që përfaqëson, duke përdorur emrin e popullit për të justifikuar veprimet e veta.

Related Articles