Abdixhiku uron Pashkët për besimtarët katolikë dhe ortodoksë

Abdixhiku uron Pashkët për besimtarët katolikë dhe ortodoksë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar Pashkët për besimtarët katolikë dhe ortodoksë.

Përmes një postim në ‘Facebook’, Abdixhiku shprehu dëshirat për gëzim dhe bekime për të gjithë besimtarët.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim personal, ju uroj të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë gëzime dhe bekime në këtë festë të shenjtë.”

“Le të jetë kjo ditë feste një moment i veçantë paqeje dhe dashurie për ju dhe familjet tuaja, por mbi të gjitha, le të jetë një ripërtëritje e vlerave më të larta njerëzore, dashurisë, respektit dhe solidaritetit mes njëri-tjetrit. Për shumë mote, Gëzuar Pashkët!”, shkroi ai.

Related Articles