Haradinaj viziton një familje në Klinë për Pashkë

Haradinaj viziton një familje në Klinë për Pashkë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e Don Fran Kolaj në Zllakuqan të Klinës me rastin e festës së Pashkëve, raporton Gazeta “Enigma”.

Haradinaj përmes një postimit në rrjete sociale ka shkruar se “shqiptarët, brez pas brezi, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit. Kjo pasuri është ndër vlerat më unike të së kaluarës dhe të sotmes sonë si popull”.

Ai ka rikujtuar lidhjen e fortë me familjen Kolaj, që sipas tij, ishte e pranishme edhe në kohët më të vështira. “Ashtu siç ishim bashkë me brezin e vjetër në kohë të vështira, jemi bashkë edhe sot, në liri e në gëzime”, tha Haradinaj. 

Related Articles